LAJMI I FUNDIT:

Boçi: Trump është në dijeni të “goditjes” që i është bërë Berishës

Boçi: Trump është në dijeni të “goditjes” që i është bërë Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është në dijeni të “goditjes” që i është bërë kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Mënyra se si u sanksionua Sali Berisha tashmë është pothuajse e ditur, pasi janë kërkuar fakte dhe argumenta për shpalljen e tij “non grata” dhe nuk janë faktuar. Unë i di prioritetet e mëdha që kanë Shtetet e Bashkuara, por nuk jemi në rastin e pritjes së radhës së prioriteteve. Sot doli informacioni se Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio, ka argumentuar se si është politizuar dhënia e “non grata”-ve. Vetë zoti Donald Trump ka dijeni për goditjen që i është dhënë një drejtuesi të lartë të djathtë konservator, në këtë rast zotit Berisha”, tha Boçi.

Sipas Boçit, heqja e “non gratës” do ishte mirë që të bëhej para zgjedhjeve.


“Është shumë e rëndësishme vendosja e dinjitetit të një shtetari si zoti Berisha, por neve do të na interesonte që nëse e vërteta do të dalë, të ndodhë para zgjedhjeve dhe të dalë e plotë para publikut në një moment që është i volitshëm për ne”, theksoi deputeti demokrat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori