LAJMI I FUNDIT:

BMW zbulon një version unik të XM të mbuluar në kadife

BMW zbulon një version unik të XM të mbuluar në kadife

Pikërisht kur mendohej se XM nga BMW nuk mund të ishte më i mrekullueshëm, marka ka prezantuar një version ndryshe të tij.

Siç raportohet, BMW u bashkua me modelen Naomi Campbell për të krijuar një version unik të modelit M, përcjell Telegrafi.

Por, pse vjollcë? Sepse kjo është ngjyra e preferuar e modeles.

I quajtur Mystique Allure, XM i veçantë në llojin e vetë, i mbuluar me kadife, do të debutojë publikisht gjatë kësaj jave në Festivalin e Filmit në Kanë.

Megjithatë, kjo me sa duket nuk është hera e parë që marka gjermane e mbulon një veturë të saj me pëlhurë. Në vitin 2008, modeli Gina Light Visionary është prezantuar me një pëlhurë që e mbulonte strukturën metalike të tij.

Kjo na lë të nënkuptojmë se BMW po e zhvillon si zakon për të realizuar ndryshime interesante në trupin e një veture. /Telegrafi/