LAJMI I FUNDIT:

BMW do të bëjë përditësime të shumta në makinat kryesore SUV

BMW do të bëjë përditësime të shumta në makinat kryesore SUV

Mundësitë e përditësimeve në X5, X6 dhe X7 tani do të jenë shumë më të mëdha

Të gjithë ata që kanë dashur të blejnë një nga makinat kryesore SUV nga BMW, tani kanë një arsye më shumë, që të zgjedhin ndonjërën prej tyre, transmeton Telegrafi.


Përditësimet e shumta që do t’i pësojnë këto modele, bëjnë që të jenë në nivel me makinat e reja që janë në treg, pa pasur nevojë që të pritet për gjeneratën e re të këtyre modeleve.

Shumë mundësi për personalizim, tapiceri të reja, shtesa të konsiderueshme në pjesën e përparme, si dhe ndryshime në ngjyrat e jashtme dhe të brendshme. Këto janë disa prej përditësimeve kryesore, që do t’i pësojnë modelet X5, X6 dhe X8, brenda një kohe të shkurtër.

Mjafton të paguhen 1,500 euro dhe sistemi i infoteitment në këto makina të jetë i ri, si dhe rrota me 22 inç, që e bëjnë lëvizjen shumë më praktike.

Si pjesë e këtyre ndryshime, BMW do të sjellë edhe karrige të reja nga lëkura, teksa i njëjti material i mbështjellë edhe pjesët e brendshme anësore.

Deri më tani, është bërë e ditur se BMW X7 M, nuk do të ketë përditësime shtesë, ndërsa është mësuar se në të ardhmen e afërt do të lansohet edhe X8 i ri shumë më luksoz. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Kalo në kategori