Shefi i departamentit BMW M, Frank van Meel, ka shpjeguar pse modelet BMW M3 dhe M5 duken “të papërfunduara” në pjesën e pasme.

Dyert e tyre nuk ndjekin zgjerimin e harkut të rrotave, gjë që ka nxitur kritika për dizajnin.


Sipas tij, kjo është bërë me qëllim për t’i dhënë makinës pamje “garash” dhe për të theksuar fuqinë e saj.

BMW ka vendosur të mos krijojë dyer të reja vetëm për versionet M, por të zgjasë vetëm panele anësore.

M4 coupe nuk ka këtë veçori për shkak të mungesës së dyerve të pasme.

Van Meel thekson se ky kontrast vizual e bën M3-in “më të fuqishëm e të veçantë”.

Gjenerata e ardhshme pritet në vitet 2027-2028, me dizajn të ri “Neue Klasse”. /Telegrafi/