LAJMI I FUNDIT:

BMW M8 i ri do të ketë edhe disa opsione të rëndësishme

BMW M8 i ri do të ketë edhe disa opsione të rëndësishme

Shumë më i mirë, për ata që duan të bëjnë gara me këtë veturë sportive

Makina sportive BMW M8, ngjanë sikur modelet tjera sportive, pasi është e shpejtë, e fuqishme, luksoze, e shtrenjtë dhe me mundësi të lëvizë në rrugë she pista, transmeton Telegrafi.

Niveli lartë i sigurisë, e bënë këtë makinë edhe më të dëshirueshme, derisa me ndryshimet e fundit, pritet të jetë edhe më e kërkuar në treg. Prodhuesi gjerman, pas 20 vitesh të ekzistimit të këtij modeli, ka investuar që të ketë edhe disa opsione të rëndësishme, që të jetë në gjendje të garojë në MotoGP.


Ky BMW M8 MotoGP Safety Car, është i bazuar në M8 Competition, që nënkupton se do ta ketë motorin me 4.4 litra që prodhon 625 kuaj fuqi.

Lista e gjatë e pjesëve të shtuara përfshijnë sistemin për nxjerrjen e gazrave të krijuar nga titaniumi, të gjitha përbërësit e aerodinamikës të krijuara nga karboni si dhe një timon shumë më të fryrë.

Brenda kësaj BMW M8 është krijuar edhe një sistem i radiolidhjeve, për ta bërë garën sa më atraktive dhe të mirë. /Telegrafi/