LAJMI I FUNDIT:

BMW 8 Series është parë duke u testuar në pistë (Video)

BMW 8 Series është parë duke u testuar në pistë (Video)

Në pistën e Nurburgring të Gjermanisë, është parë duke u testuar modeli më i ri nga kompania BMW.

Modeli 8 Series ka lëvizur me shpejtësi, derisa shtresa për kamuflazh ia kishte mbuluar të gjitha pjesët dhe nuk dihet se duket, transmeton Telegrafi.


Por, zhurma që ka lëshuar, lë të kuptohet se ka motor të fuqishëm dhe mund të arrijë shpejtësi të lartë.

Forma se si i zë kthesat dhe manovron, tregon se është një makinë sportive dhe shumë e qëndrueshme.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se kur do të bëhet e ditur ndonjë risi për këtë BMW të ri, që nuk dihet se kur lansohet. /Telegrafi/