LAJMI I FUNDIT:

BMW 6 Series me edicion special të M Sport (Foto)

BMW 6 Series me edicion special të M Sport (Foto)

Llojit të Coupe-ve luksoze të 6 Series, do t’i shtohet edhe një model sportiv.

Kompania gjermane BMW ka bërë të ditur se M Sport, do të jetë e ngjashme me 5 Series Coupe, Convertible dhe Gran Coupe, por nuk ka saktësuar se çfarë do të merr nga modelet e mëparshme, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, dihet se pjesa e jashtme do të përbëhet nga fibrat e karbonit, rrotat do të jenë 20-inch, derisa ka strukturë mjaft të gjerë.

Enterieri do të jetë i bollshëm, kurse udhëtarët do të kenë komoditet në karriget e lëkurës.

Nuk bëhet i ditur se sa njësi të M Sport do të krijohen, që besohet se lansohen në fund të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/