LAJMI I FUNDIT:

BMW 4 Series do të dallojë shumë prej 3 Series (Foto)

BMW 4 Series do të dallojë shumë prej 3 Series (Foto)

Prodhuesi gjerman BMW është duke punuar në mënyrë intensive, që dallimi mes 3 dhe 4 Series të jetë sa më i madh

Sapo është lansuar gjenerata re e 3 Series dhe që tani, BMW ka bërë të ditur dallimet që do t’i ketë modeli 4 Series, transmeton Telegrafi.


Thuhet se gjenerata e re e këtij modeli do të vijë në versionin e kupesë dhe asaj me tavan të hapur, por ende nuk është shfaqur ndonjë fotografi zyrtare që tregon si duken.

Spiunët arritën të sigurojnë një 4 Series, teksa transportohej me shtresa të mëdha kamuflazhi, tavani i fortë të së cilës ishte zëvendësuar me një mbulesë të butë.

Mirëpo, e tëra që dihet zyrtarisht, është se do të dallojë shumë prej 3 Series, këtë e ka konfirmuar Brunco Armatino, shef i dizajnëve të enterierëve në BMW.

“Në 4 Series do të ketë ndryshime të mëdha, që e dallojnë prej 3 Series. As një milimetër nuk do të ngjajë, as enterieri. Të gjitha modelet do të jetë ndryshe, secila ta ketë identitetin e vet”, ka thënë Armatino.

Për gjeneratën e dytë të BMW 4 Series, mbetet të shihet se kur do të ketë ndonjë fotografi zyrtare, apo njoftim për datën e lansimit. /Telegrafi/