LAJMI I FUNDIT:

BMW 4 Series me tavan të hapur, shfaqet duke u testuar në mot të ftohtë (Foto)

BMW 4 Series me tavan të hapur, shfaqet duke u testuar në mot të ftohtë (Foto)

Modeli me mundësi të hapjes së pjesës së sipërme, ka pasur një tavan të butë

Bora dhe të ftohtit, nuk duket si ambienti i përkryer për një makinë me tavan me mundësi të hapjes, por duket se kjo nuk i sjellë problem prodhuesit BMW, që po sigurohet se 4 Series i ri, të mbijetojë në çdo situatë, transmeton Telegrafi.

Spiunët që merren me makinat e reja, e kanë parë pikërisht këtë veturë të re, teksa testohej në shtigje të mbuluara me borë, ndërsa kishte shtresa të mëdha kamuflazhi.


Për herë të parë, shihet se është larguar mbulesa e fortë metalike dhe është zëvendësuar, me pëlhurat moderne që po praktikohen së fundmi. Kamuflazhi ndalon të vërehen detajet, por duket se makina është pak më e vogël, gjë që do t’ja reduktonte peshën.

Grilli i është i ngjashëm me atë të Z4, që ka dalë të jetë i suksesshëm, në rritjen e aerodinamikës dhe reduktimit të peshës.

Sipas pamjeve nga afër, enterieri i BMW 4 Series, ngjante shumë më atë të 3 Series dhe modelit të ri Z4. /Telegrafi/