LAJMI I FUNDIT:

BLU G72 Max u prezantua me çipin Helio G37 dhe bateri 5000mAh

BLU G72 Max u prezantua me çipin Helio G37 dhe bateri 5000mAh

Kompania me bazë në SHBA BLU prezantoi telefonin e saj të mençur më të ri të quajtur G72 Max.

Fatkeqësisht, BLU nuk ka ndarë ende asnjë detaj mbi datën kur telefoni do të jetë në dispozicion për blere e as mbi çmimin e telefoni, por specifikon një pikë çmimi të ulët.


Pajisja është ndërtuar rreth një paneli të madh LCD 6,8 inç IPS 90 Hz me një rezolucion modest 720 x 1600px dhe funksionon me një çip MediaTek Helio G37, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

BLU G72 Max announced with Helio G37 and 5,000 mAh battery

Ekziston një konfigurim i vetëm memorie – 4GB RAM së bashku me 128 GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet më shumë.

Në anën e pasme të pajisjes, do të gjeni një kamerë kryesore 13MP të bashkuar nga dy sensorë të tjerë të paspecifikuar, ndërsa pjesa e përparme akomodon një kamerë selfie prej 8MP.

BLU G72 Max fuqizohet nga një bateri me kapacitet prej 5000mAh, por pa përmendur shpejtësinë e karikimit.

Vlenë të përmendet se si sistem operativ, telefoni G72 Max e ka të instaluar softuerin Android 12. /Telegrafi/