LAJMI I FUNDIT:

Bloomberg: Presidenti Biden pritet të ndalojë importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia

Bloomberg: Presidenti Biden pritet të ndalojë importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pritet të ndaloj importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia.

Kështu ka bërë të ditur Bloomberg duke shtuar se Bashkimi Evropian po shqyrton emetimin e bonove të përbashkëta në një shkallë masive për të ndihmuar në përballimin e pasojave nga agresioni ushtarak i presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.


Vendimi u mor në konsultim me aleatët evropianë, të cilët mbështeten më shumë se SHBA-ja nga energjia ruse.

Po ashtu, gjiganti britanik i naftës Shell ka njoftuar se do të tërhiqet plotësisht nga blera e naftë së papërpunuar nga Rusia. /Telegrafi/