Një blogere fitnesi i ka lënë të habitur ndjekësit pasi ka treguar me një video se si ajo mund ta bëjë barkun e saj shtatzënë të zhduket papritur, si me magji.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 27-vjeçarja Tammy Hembrow – e cila njihet në TikTok me llogarinë @tammyhembrow – ngarkoi një video të saj me tuta ngjyrë gri dhe me një bluzë lartë, teksa vë në pah barkun e saj të fryrë.


Hembrow e cila është shtatzënë në muajin e gjashtë mund të shihet duke ‘fshehur’ barkun e saj brenda pak sekondash – thjesht duke marrë frymë thellë.

Pas kësaj ajo e mbyll videon e saj me një të qeshur. /Telegrafi/