Një blogere nga Kansasi, i cila kishte probleme me çrregullimet e të ngrënit, pretendon se ngritja e peshave dhe modifikimet ekstreme të trupit, i kanë ndihmuar të përballet me traumat dhe 'të mposhtë' çrregullimin e të ngrënit.

Jessy Kirkpatrick, 27-vjeçe, e cila është jobinare dhe përdor përemrat ata/ato, ka pasur një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin si fëmijë, transmeton Telegrafi.


1 320

Megjithatë, në adoleshencën e saj, filloi të vuante nga anoreksia, e cila beson se rrjedh nga trauma e rëndë që përjetoi si fëmijë.

2 97

Kirkpatrick iu nënshtrua “modifikimeve” për të shëruar shëndetin mendor. “Modifikimet” ekstreme të trupit përfshijnë një septum të shtrirë - strukturën që ndan hundën e djathtë dhe të majtë - shpime të shumta buzësh, gjuhë të shtrirë dhe implante briri silikoni në ballë që e bëjnë të duken si djall.

3 67

"Në kohën kur mbusha 16 vjeç, po merresha me anoreksi për herë të parë dhe pesha ime ra në 44 kilogramë", tha Kirkpatrick.

4 58

Ajo gjithashtu se kishte probleme aq të rënda me të ngrënit, saqë edhe pas konsumimit të pjesëve më të vogla të ushqimeve, ajo villte gjak.

5 46

“Po shuhesha, nuk kishte diçka që mund të bëja”, shtoi Kirkpatrick.

6 36

E për të gjitha këto ndryshime, ajo i shpenzoi hiq më pak se 12 mijë dollarë. /Telegrafi/