LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet rritja e pagave, artistët drejt radikalizimit të grevës

Bllokohet rritja e pagave, artistët drejt radikalizimit të grevës

Punonjësit e kulturës kanë pritur që Qeveria e Kosovës të martën ta miratojë Rregulloren që i hap rrugë rritjes së pagave të tyre për 50 për qind. Por ajo as që ka hyrë në rend dite.

Ekzekutivi ia ka kthyer prapa Ministrisë së Kulturës me arsyetimin se Projektligji për pagat në sektorin publik – që është miratuar në mbledhjen e Qeverisë me tre shtator – tashmë është në Kuvendin e Kosovës.


Pikërisht për rritje të pagave, punonjësit e tri institucioneve qendrore të kulturës – Teatrit Kombëtar të Kosovës, ata të Filarmonisë së Kosovës dhe ata të ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve, “Shota” – janë në grevë që nga tre shtatori. Përderisa ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka thënë se nuk heq dorë nga miratimi i Rregullores nga ana e Qeverisë, artistët kanë paralajmëruar radikalizim të grevës. /Koha Ditore/