LAJMI I FUNDIT:

Blinken thotë se Ukraina nuk do të sulmojë Rusinë – paralajmëron luftë për ‘shumë muaj’ të tjerë

Blinken thotë se Ukraina nuk do të sulmojë Rusinë – paralajmëron luftë për ‘shumë muaj’ të tjerë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se Ukraina kishte premtuar se nuk do të përdorte raketa të reja me rreze të gjatë veprimi për të goditur brenda Rusisë, ndërsa ai paralajmëroi për një konflikt në vazhdim për “shumë muaj”.

“Ukrainasit na kanë dhënë garanci se nuk do t’i përdorin këto sisteme kundër objektivave në territorin rus”, citohet të ketë thënë Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell Telegrafi.

“Ekziston një lidhje e fortë besimi midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe me aleatët dhe partnerët tanë”, ka shtuar ai.


Shtetet e Bashkuara thanë të martën se do të furnizojnë Ukrainën me sisteme të avancuara raketash, duke përfshirë sistemin e raketave Himars që mund të lëshojë në të njëjtën kohë disa raketa të drejtuara me saktësi.

Dhe Blinken ka treguar se Shtetet e Bashkuara po armatosnin Ukrainën në pritje të një konflikti të gjatë.

A mundet që sistemet e avancuara të raketave që SHBA u ofron atyre të 'ndryshojnë lojën' në favor të Ukrainës?
Lexo po ashtu A mundet që sistemet e avancuara të raketave që SHBA u ofron atyre të 'ndryshojnë lojën' në favor të Ukrainës?

“Sa mund të vlerësojmë tani, ne jemi ende duke parë disa muaj konflikti”.

“Kjo mund të përfundojë nesër nëse Rusia vendos t’i japë fund agresionit. Ne nuk shohim asnjë shenjë për këtë tani”, tha ai.

“Për sa kohë që kjo të vazhdojë, ne duam të sigurohemi që Ukraina të ketë në dorë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe ne duam të sigurohemi që Rusia të ndjejë presion të fortë nga sa më shumë vende të jetë e mundur për t’i dhënë fund agresionit”.

Veç këtyre, Blinken ka hedhur poshtë sugjerimet se Shtetet e Bashkuara po rrezikonin përshkallëzimin e raporteve me presidentin rus Vladimir Putin, i cili filloi agresionin në Ukrainë në shkurt, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura perëndimore.

“Është Rusia ajo që po sulmon Ukrainën, jo anasjelltas”, ka theksuar Blinken.

“Dhe thënë thjesht, mënyra më e mirë për të shmangur përshkallëzimin është që Rusia të ndalojë agresionin dhe luftën që ajo filloi. Është plotësisht në fuqinë e saj për ta bërë këtë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori