Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Ramallah në Bregun Perëndimor, për t’u takuar me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Rreth 200 persona janë mbledhur në qytet për të kundërshtuar vizitën e Sekretarit amerikan, transmeton Telegrafi.


4 2

Kjo është vizita e parë e Blinkenit në rajonin e pushtuar që nga shpërthimi i konfliktit, e më pas ai do të takohet në Izrael edhe me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

1 33

Rrugëtimin do ta vazhdojë për në Jordani, ku do të takohet me ministrat e Jashtëm arabë, për të diskutuar për situatën në Rripin e Gazës.

2 16

Në anën tjetër, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet ajrore, në tokë dhe nga deti – duke sulmuar pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

1 1