LAJMI I FUNDIT:

Blinken në Tiranë: Mikpritje e mrekullueshme, Rama ka qenë pranë nesh në përballimin e vështirësive

Blinken në Tiranë: Mikpritje e mrekullueshme, Rama ka qenë pranë nesh në përballimin e vështirësive

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken vlerësoi si të mrekullueshme mikpritjen në atë që ai e quajti “vendin e shqiponjave”.

Në fjalën e tij përshëndetëse gjatë një takimi me të rinjtë në ambientet e Piramidës së Tiranës, Blinken shprehu falënderime për pritjen në Shqipëri.

“Ju falënderoj për mikpritjen e mrekullueshme në vendin e shqiponjave e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë por sidomos e ndjej ngrohtësinë në këtë dhomë dhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Nuk mund ta shpjegoj sa mirënjohës jam. Ju falënderoj për rolin tuaj të udhëheqjes është dëshmi e fuqisë së programeve tona për rininë dhe që të jem sot me ju për të festuar arritjen e këtyre programeve, është moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj për të”, tha Blinken në takimin me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA”, tha Blinken.


Rama dhe Blinken takim me të rinjtë tek Piramida: Diktatori na mësoi t’iu urrenim, neve sot ju mirëpresim
Lexo po ashtu Rama dhe Blinken takim me të rinjtë tek Piramida: Diktatori na mësoi t’iu urrenim, neve sot ju mirëpresim

Ai i shprehu mirënjohjen kryeministrit Edi Rama për partneritetin dypalësh, ndërsa e cilësoi një udhëheqës të shquar dhe kryeministër shumë të mirë.

“Ju falënderoj dhe jam i lumtur që jam me ju në një qytet ku ju keni qenë kryetar bashkie dhe e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura. Jam mirënjohjes për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Z kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar por edhe një kryeministër shumë i mirë. Këto katër vitet e fundit që kemi punuar bashkë Kryeministri Rama ka qenë pranë nesh dhe i ka përballuar këto vështirësi së bashku me ne”, deklaroi Blinken. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori