Bleu një Alfa të re, shfaqet ndryshk në automjet – shitësi i thotë kanadezit “është normale”

Një pronar nga Vankuveri i Kanadasë, i një SUV-i Tonale, pretendon se automjeti i tij është ndryshkur – dhe këtë pas vetëm një viti përdorimi.
Megjithatë, kur kërkoi që të riparohej brenda garancisë, u prit me një dush të ftohtë – shitësi refuzoi ta pranonte problemin, duke pretenduar se “është gjithçka normale”, raporton CarScoops.
Pronari i Alfës së bardhë postoi në Reddit se beson që problemi është shkaktuar nga një sistem i dobët kullimi në derën e pasme të SUV-it, i cili po shkakton grumbullimin e ujit dhe ndryshkjen.
Fotografitë që ai postoi tregojnë zona të vogla ndryshku dhe bojë që shkëputet pranë kamerës së pasme dhe dritave të bagazhit, transmeton Telegrafi.
“Shitësi pretendon se makina është ndërtuar në atë mënyrë, por një makinë e re që është vetëm një vjeç nuk duhet të ndryshket. Në fund, ju mbetet ose të debatoni me shitësin ose të paguani vetë për riparimin”, thotë pronari.
“Stellantis nuk do ta rregullojë këtë brenda garancisë sepse garancia e tyre për ndryshk vlen vetëm kur ndryshku ka depërtuar në bojë”, shtoi ai.
Fotot tregojnë ënjtjen e bojës, e cila shpesh është një shenjë se lagështia është bllokuar nën sipërfaqe gjatë lyerjes – një defekt i mundshëm prodhimi. Megjithatë, shitësi po e hedh poshtë pretendimin.
Pronari mori një përgjigje nga ndihmësdrejtori i përgjithshëm i Alfa Romeo Vancouver, duke deklaruar se “është plotësisht normale” dhe se “kështu duket çdo Tonale”.
Ai madje i dërgoi një foto të një automjeti tjetër për të konfirmuar. Disa përdorues të Reddit spekulojnë se mund të jetë një defekt i izoluar prodhimi, pasi nuk ka raportime të tjera për probleme të ngjashme.
Por edhe nëse është kështu – a nuk duhet që shitësi ta rregullojë problemin pa asnjë kosto shtesë për pronarin?
Për shkak të një kufizimi teknik në garanci, blerësi mbeti pa mbështetje dhe shenjat e dukshme të përkeqësimit të automjetit u injoruan praktikisht. Duket se lufta për drejtësi vetëm sa do të nxehet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zviceranët dhe suedezët kanë ndërtuar motorin elektrik më efikas në botë

Rripi dhëmbëzoreve tek veturat - rëndësia, funksioni dhe pasojat e dëmtimit

Kina ndalon një sistem në automjete - jo më vetëm 'një pedale'

Volvo e papërshkueshme nga plumbat, si po shndërrohet një SUV i zakonshëm në një fortesë të vërtetë mbi rrota?

Jaguar regjistron rënie të shitjeve: Fushata e gabuar apo fillimi i një tranzicioni?

Turqia rrit prodhimin e veturave elektrike, Erdogan teston modelin e ri

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë