Blerësi i paemëruar nga Anglia, pasi e ka blerë një dollap në tregun e gjërave të përdorura, ka kuptuar se dikur i përkiste Pallatit Mbretëror.

Në brendi të orendisë, ndodhej tiketa që tregonte prejardhjen, si dhe kishte të gdhendura që zbulonin edhe disa detaje, transmeton Telegrafi.


Bleu foto 2 Tiketa brenda ormanit

“Victoria Regina, Buckingham Palace dhoma 79. Viti i prodhimit 1866”, janë të dhënat që mbanë dollapi, i cili besohet se është shfrytëzuar edhe nga Mbretëresha Viktoria, Mbreti George V dhe Edward VII.

Bleu foto 3 Detajet e gdhendura

Kjo orendi që dikur shërbente për palosjen e rrobave, si dhe çarçafëve në pjesën e poshtë, pritet të nxjerrët në ankand ndërsa nuk bëhet i ditur çmimi fillestar. /Telegrafi/