Lajmeve dhe të rejave i kthehet edhe Blerim Muharremi, i njohur si Blero.

Bashkë me to po kthehet për herë të tretë edhe kënga e tij “La Vida Loca”.


Por tash në version më ndryshe, të cilën gjë nuk e kemi parë deri më tani në karrierën e këngëtarit.

Këngëtari për emisionin "S’ka Ndal" tregon se kënga do të publikohet në muajin maj.

Ndërsa përgjigjet edhe në shumë pyetje sa i përket lidhjes me modelen Afrona Dikën, me të cilën ka vite që është në lidhje.

Ndryshe, emisioni më alternativ i shoubizit në vendin tonë shfaqet çdo të hënë në RTV Dukagjini (ora 20:30) me moderatoren Erza Brahushin. /Telegrafi/