Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen.

Me këtë rast, këngëtari i njohur është befasuar nga banorët e tjerë me një tortë.


Ai mori një urim special edhe nga ish-banori i këtij reality shou, artisti Blero Muharremi.

Screenshot 6 41 Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti shpërndau një postim në InstaStory, me anë të të cilit thekson se e sheh Blerandon edhe si fitues.

"Urime ditëlindjen. Shihemi së shpejti fitues", ka shkruar ai.

Blero u largua me vetë-dëshirë nga Big Brother me arsyen për ta ruajtur veten dhe shëndetin e tij mendor.

Këngëtari brenda krijoi një miqësi të mirë me Blerandon, të cilën besohet se do ta ruajnë edhe jashtë. /Telegrafi/