LAJMI I FUNDIT:

Blendi Klosi zëvendëson Veliajn, ministri i ri i Mirëqenies Sociale

Blendi Klosi zëvendëson Veliajn, ministri i ri i Mirëqenies Sociale

Deputeti socialist Blendi Klosi emërohet ministër i Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë.

Klosi zëvendëson në këtë post ish-ministrin Erion Veliaj, i cili dha dorëheqjen pas kandidimit për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Lajmi për emërimin e ministrit të ri u bë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, transmeton shekulli.


Rama i ka besuar postin e ministrit të Mirëqenies Sociale në kabinetin e tij qeverisës Klosit, për të cilin siguron se do të vazhdojë reformat e nisura nga paraardhësi i tij.

“Blendi Klosi do jetë ministri ynë i ri Mirëqenies Sociale për të çuar më tej reformat rrënjësore të nisura nga Erion Veliaj ‪#‎DrejtimiiDuhur”, shkruan Rama.