Bozhidar Deliq, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Deliq ka qenë komandant i brigadës “549”, që ka marrë pjesë në kryerjen e shumë krimeve ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Madje, sipas drejtorit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, kjo brigadë dyshohet se është përgjegjës për vrajsjen e 2 mijë civilëve në komunat e Suharekës, Rahovecit dhe të Gjakovës.

“Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi kanë bërë kallëzim ndaj Bozhidar Deliqit dhe ndaj 10 personave të tjerë për krimet e kryera më 25 mars 1999-të në Tërrnjë të Suharekës. Në territorin nën përgjegjësinë e kësaj brigade janë kryer krime të shumta. Dhe ne kemi thënë që 2 mijë njerëz janë vrarë në komunat Suharekë, Rahovec dhe Gjakovë. Por, krimi më masiv është ai i Mejës ku mbi 365 civilë shqiptarë, nga forcat serbe. Në mesin e tyre ka vepruar edhe brigada “549” “- tha Blakaj në Klan Kosova.

Reklama
Reklama