LAJMI I FUNDIT:

BKT Kosova shpallet banka më e mirë e vitit 2020 në Kosovë

BKT Kosova shpallet banka më e mirë e vitit 2020 në Kosovë

BKT Kosova është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Banka e Vitit 2020” për Kosovë nga The Banker, e cila është një revistë financiare e botuar nga The Financial Times.

Duke shënuar ritmet më të larta të rritjes përgjatë tre viteve të fundit në Kosovë, dhe duke marrë parasysh rritjen dhe zhvillimin e fortë, cilësor dhe premtues gjatë vitit 2020, suksesi i BKT Kosova njihet ndërkombëtarisht.

BKT Kosova operon me një fokus të fortë në bankimin ndërkombëtar dhe partneritetet globale, si dhe në rritjen e shërbimit të saj ndaj klientëve me qëllim që të sigurojë qasje në bankim për të gjithë dhe nga kudo, si për bizneset ashtu edhe për individët.

Duke komentuar çmimin e marrë, Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv i BKT Kosova, thotë, “Suksesi ynë është i bazuar në aftësinë tonë për të mbështetur ekonominë e Kosovës, si një bankë universale, me një gamë të gjerë të zgjidhjeve bankare të klasit botëror, si për bizneset ashtu edhe për individët. BKT Kosova është një nga bankat me rritjen më të shpejtë në tregun e Kosovës dhe drejton ritmin më të shpejtë dhe më inovativ të digjitalizimit në industrinë bankare të vendit”.

Për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia, ngjarja e shpërndarjes së çmimeve nga The Banker, u zhvillua përmes një video konference të organizuar më 2 dhjetor, 2020, ku Bakkal mori pjesë dhe pranoi çmimin për BKT Kosova.

Ndërsa u pranua çmimi, Bakkal tha, “BKT Kosova është e nderuar të fitojë çmimin ‘Banka e Vitit 2020 në Kosovë’, në një vit të mbushur me sfida të sjella nga COVID-19. Çmimi në vetvete është një dëshmi e punës së madhe të bërë nga kolegët e mi në të gjitha nivelet në organizatën tonë. Secili prej nesh ka qenë jashtëzakonisht i përqendruar në mbështetjen e strategjisë sonë për të shndërruar Bankën në një institucion të fokusuar te klientët, veçanërisht në kohërat e vështira të sjella nga pandemia. Qëllimi ynë kryesor është të ofrojmë mundësi bankare kudo, në çdo kohë dhe për të gjithë. Banka jonë do të vazhdojë të japë përfitime reale për klientët, kolegët dhe aksionarët tanë”.

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës që nga viti 2007. Deri në vitin 2018 banka operonte si degë e BKT Albania, e në prill 2018, Banka Kombëtare Tregtare Dega në Kosovë, ndryshoi statusin e saj nga Degë e Bankës së huaj në Shoqëri Aksionare dhe është banka me rritjen më të shpejtë në sektorin bankar të Kosovës. BKT ka krijuar një numër të mundësive dhe zgjidhjeve bankare inovative dhe moderne, si dhe produkte të ndryshme bankare konkurruese.

Ndërkaq, The Banker ka qenë burimi i besueshëm i informacionit bankar që nga viti 1926. The Banker me të njëjtin reputacion për saktësi, autoritet dhe integritet, ka udhëtuar nëpër më shumë se 90 vjet të mbulimit bankar nga Rrëzimi i Wall Street i vitit 1929 deri në krizën financiare të vitit 2008. The Banker përpiqet të inkurajojë dhe informojë, duke ofruar një pamje unike përmes një game të gjerë të lajmeve, veçorive, analizave dhe intervistave dhe duke trajtuar të gjitha çështjet e rëndësishme me të cilat përballet sektori financiar.

Artikull i sponzorizuar