LAJMI I FUNDIT:

Bizneset: Ulja e çmimit të rrymës, rrit mundësitë për investime

Bizneset: Ulja e çmimit të rrymës, rrit mundësitë për investime

Ulja e çmimit të energjisë elektrike për bizneset është mirë pritur shumë sidomos nga drejtuesit e bizneseve prodhuese.

Ata kanë thënë se me këtë ulje të çmimit dhe të shpenzimeve rriten mundësitë për të investuar në makineri moderne, si dhe në shtimin e vëllimit prodhues, po ashtu edhe të numrit të të punësuarve.

Por pavarësisht kësaj, ata theksojnë se çmimi i energjisë elektrike nuk është ende i kënaqshëm për ta.


Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka ka thënë për Telegrafin se vendimi për uljen e tarifave të rrymës është i mirë së ardhur për bizneset e sektorit prodhues.

“Ka qenë kërkesë e Komitetit të Prodhuesve të Odës Amerikane drejtuar ZRRE-së dhe Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, që të rishikohet çështja e tarifave të ndryshme të energjisë elektrike për bizneset gjatë stinës se dimrit dhe verës, duke pasur parasysh që konsumi i energjisë tek bizneset është i njëjtë”, thekson ai.

Zeka ka thënë se edhe kompletimi i pakos fiskale duhet të bëhet sa më parë.

“Kompletimi do të ndihmonte në përmirësimin e ofertës tonë para investitorëve të huaj dhe do të rriste përparësitë konkurruese të Prodhuesve në Kosovë. Këtu kam fjalën për lirimin e mëtejmë të lëndëve të para nga detyrimet doganore, si dhe aprovimin më të shpejtë të Udhëzimit Administrativ për pushimet tatimore”, ka thënë Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerika në Kosovë (OEAK).

Ndërkaq, kompanitë të cilat merren me prodhime theksojnë se ulja e çmimit të energjisë eklektike do të ndikonte edhe në rritjen e investimeve të tyre.

Kujtim Gjevori nga kompania Scampa, ka thënë se lirimi i çmimeve të energjisë elektrike nuk është i madh por ka ndikime tek kopanit prodhuese.

“Meqenëse lirimi i çmimit të energjisë është i vogël që të këtë ndikim në investime të reja apo punësime të reja, prapë se prapë, për ne si kompani prodhuese është i mirëseardhur ky lirim”, tha Gjevori, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, çdo fitim apo kursim në shpenzime e riinvestojnë përsëri në Kompani si në sektorin e punësimit ashtu edhe në atë të investimeve të reja në makineri.

Ndryshe Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka marrë vendim që tarifat për amvisëri të energjisë elektrike të jenë të pa ndryshuara gjatë gjithë këtij viti, ndërsa tarifat për bizneset janë ulur deri në 8 për qind.

“Me këtë vendim Bordi i ZRRE ka vendosur që për vitin 2016 të ruajë të njëjtat tarifa për konsumatorët shtëpiakë (familjarë) dhe të njëjtën strukturë tarifore, ndërsa ka vendosur ulje nga 7.17% deri në 8% të tarifave për konsumatorët industrial dhe komercial, bazuar në kostot e shërbimit për këto kategori të konsumatorëve. Kjo ulje e tarifave do të aplikohet për konsumatorët e kyçur në nivelin e tensionit 220, 110, 35, 10 kV dhe për konsumatorët e kyçur në nivelin e tensionit 0.4kV që i përkasin grupit tarifor të konsumatorëve komercial”, ka njoftuar më herët ZRRE-ja.

Ulja e tarifave për konsumatorët industrial dhe komercial, sipas zyrtarëve të ZRRE-së, ka ardhur si nevojë e fillimit të eliminimit të ndërsubvencionimit ndërmjet kategorive të konsumatorëve shtëpiakë dhe jo shtëpiakë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori