Dixhitalizimi i ekonomisë së Kosovës është një ndër parakushtet për zhvillimin e mëtejmë të bizneseve, lehtësimit të ofrimit të shërbimeve të tyre në treg, por edhe rritjes ekonomike të Kosovës. Kjo u tha gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku përfaqësuesit e bizneseve parashtruan rekomandimet e tyre ndaj Qeverisë së ardhshme në lidhje me digjitalizimin e ekonomisë.
Kryesuesi i Komitetit të Ekonomisë Dixhitale të Odës Amerikane, Ardian Hoxha, përmendi mes të tjerash prioritetet e Komitetit të cilin ai e drejton të cilat duhet të merren në konsideratë nga qeveria e re, si krijimi i infrastrukturës ligjore për ekonomi dixhitale, shtimi i masave për siguri kibernetike, miratimi i Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, etj.
Ai tha se duke pasur parasysh faktin se sektori i teknologjisë informative dhe të komunikacionit mbetet sektori i cili ka rritjen më të madhe në vend, lehtësimi dhe zhvillimi i saj duhet të jetë në fokus të institucioneve qeveritare në mënyrë që vendi të jetë konkurrues me vendet e tjera në rajon dhe botë.
Përfaqësuesja e kompanisë amerikane Sutherland, Shpresa Kika, tha se njëra ndër sfidat të cilat bizneset e huaja hasin në tregun kosovar është mungesa e qasjes në informata të cilat janë bazike në ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj klientëve.
Ajo shtoi se përkundër mungesës së informatave të cilat janë kyçe në zgjerimin e bizneseve në vende të ndryshme, niveli i sigurisë kibernetike po ashtu paraqet një sfidë mjaft të madhe për bizneset në vend.
Në anën tjetër, Arizona Bërdynaj nga kompania Kujtesa, tha se edhe pse ka përdorim mjaft të lartë të internetit në vend, nevojiten investime të shumta në infrastrukturë të saj në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe bizneset.
Bërdynaj tha se në kuadër të tranzicionit të ekonomisë dixhitale të arritur deri tani, bizneset duhet të mbështeten edhe përmes fondeve të ndryshme të cilat kanë në fokus mbështetjen ndaj digjitalizimit të ekonomisë.
Duke ndarë pikëpamjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës, drejtori ekzekutiv Uranik Begu, tha se duke pasur parasysh faktin se risitë teknologjike vazhdimisht ndryshojnë, partneriteti i vazhdueshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat është më se i nevojshëm për sukses më të lartë në dixhitalizimin e ekonomisë.
Begu tha se Kosovës i duhet një mision i cili për pesë vitet e ardhshme qartazi e vendos vendin si lider në ekonomi digjitale në rajon në një fushë të caktuar, duke shtuar se përdorimi më i duhur i mjeteve financiare në këtë drejtim nevojitet për të arritur zhvillimin e synuar.
Arianit Fazliu nga kompania Kutia, tha se Kosova ka qasje në internet më të lehtë sesa në disa vende evropiane andaj edhe një shfrytëzim më i lartë i saj ndikon në rritje ekonomike dhe zhvillim të bizneseve.
Ai përmendi mes të tjerash metoda të ndryshme për monetizimin nga ana e bizneseve të shërbimeve dixhitale, si shitja e produkteve në mënyrë elektronike duke shtuar se ndërlidhja e institucioneve duhet të bëhet në thjeshtëzimin e qasjes në platformat për blerje online. Kjo, sipas tij, do të ndihmonte në materializimin më të madh të shtrirjes së internetit në Kosovë, e cila është ndër më të lartat në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë