LAJMI I FUNDIT:

Bizneset shqiptare të shqetësuara për sigurinë kibernetike

Bizneset shqiptare të shqetësuara për sigurinë kibernetike

Raporti i Barometrit Ballkanik për Bizneset për vitin 2023, ka zbuluar një situatë shqetësuese në fushën e teknologjisë dhe sigurisë në internet në Shqipëri.

Sipas Barometrit, 32 % e bizneseve në vend kanë hasur probleme me viruset kompjuterike gjatë gjashtë muajve të fundit, tre për qind kanë pësuar sulme kibernetike ndaj rrjetit të tyre dhe një për qind kanë qenë viktima të aksesit të paligjshëm.


Sipas këtij raporti, i cili është publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, bizneset në Shqipëri kanë hasur në numrin më të lartë të viruseve kompjuterike në rajon, ku mesatarja është 15% sipas Reporter.al.

Mbi 76% e sipërmarrjeve në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor përdorin internetin për komunikim të përditshëm dhe rutinë. Kjo përfshin veprimet bankare dhe transaksionet financiare online, të cilat gjithashtu kanë shënuar rritje, duke arritur në 59% në nivel rajonal.

Megjithatë, me këtë rritje vjen edhe një rritje e risqeve të sigurisë në internet.

Pandemia duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë aspekt, duke shtyrë një pjesë të madhe të sipërmarrjeve të operojnë online dhe duke nxitur implementimin e biznesit digjital. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori