Aktiviteti i kufizuar ekonomik, mbyllja e dyqaneve, bizneseve, janë vetëm disa nga masat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë, për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit në vend.
Dhe në kohën kur ende nuk dihet se kur do të mund të flitet për lehtësim masash, bizneset numërojnë humbjet e tyre.
Rreth një milion euro më pak ka pasur të hyra në muajin mars kompania Frutex nga Suhareka.
Shaqir Palushi, pronari i kësaj kompanie, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, shpjegon humbjet që ka pësuar kompania e tij.
“Vetëm për muajin mars kemi pasur rënie të qarkullimit për 50 për qind nga ajo që kemi planifikuar, që do të thotë rreth 1 milionë euro të hyra më pak. Sigurisht kjo do të ketë ndikim në zvogëlimin e mundësive për investime. Pra, gjithsesi planifikimet për investime në vitin 2020 do të reduktohen. Shpresoj që të mos zgjasë shumë kjo situatë”, thotë Palushi.
Në dy javët e kaluara, thotë Palushi, kompania Frutex nuk ka punuar fare, ndërkaq puna me numër të reduktuar të punëtorëve dhe vetëm me një linjë prodhuese ka filluar nga dita e hënë, 30 mars 2020.
“Nga rreth 180 punëtorë sa kanë qenë të punësuar në këto kompani, numri është zvogëluar në 90 punëtorë, megjithëse deri më tani punëtorët vazhdojnë të marrinë pagat e plota”, thotë Palushi.
Humbje të mëdha i janë shkaktuar edhe kompanisë Stone Castle në Rahovec, kompani kjo e cila merret me prodhimin e rrushit dhe pijeve alkoolike.
Teuta Kurshumlija, menaxhere e shitjes në këtë kompani thotë për Radion Evropa e Lirë se menjëherë pas marrjes së vendimit të qeverisë për mbylljen e të gjitha veprimtarive hoteliere ka pasur rënie drastike të shitjes.
Ndërkaq sa u përket dyqaneve, Kurshumliu thotë se ato kanë reduktuar porositë në minimum, pasi që gjendja emergjente i ka shtyrë njerëzit që prioritet të kenë artikujt ushqimor primar, sic është mielli.
Eksporti ndërkaq, është zvogëluar që në javën e parë të masave emergjente, duke marrë parasysh edhe qarkullimin e kufizuar ndërshtetëror.
“Shitjen e produkteve tona e përbën deri në 80 për qind eksporti. Në zvogëlimin e eksportit, në mënyrë drastike, kanë ndikuar vështirësitë në transportimin e mallit. Sa për ilustrim, kamioni i cili e bart mallin për Kroaci, është i bllokuar me ditë të tëra nëpër shtete të ndryshme. Rrezikojmë që prej javës së ardhshme, nëse situata mbetet e njëjtë ose vështirësohet, edhe eksporti i tanishëm të bie tërësisht në pikën zero”, thotë ajo.
Në anën tjetër, veprimtaria në vreshta nuk mund të ndalet, mirëpo, thotë Kurshumliu, as nuk ka si të mbijetojë nëse nuk ka shitje. Dhe ndikimi do të jetë zinxhiror, sepse nuk do të mund të mbijetojë as prodhimi, dhe as administrata.
“Për momentin aktivitetet janë duke vazhduar, në respektimin maksimal të rregulloreve të përcaktuara prej Qeverisë dhe atë që urojmë është që mos të ndërpriten punimet në vreshta, sepse në një rast të tillë, do të kemi pasoja të pariparueshme, jo vetëm për kompaninë Stone Castle, por në përgjithësi për sektorin e vreshtarisë dhe të verarisë në Kosovë”, thotë Kurshumliu.
Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë të prekura nga kjo situatë, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh.
Megjithatë, kjo shumë e ndarë është cilësuar si e pamjaftueshme nga shoqatat ekonomike në Kosovë, të cilat kishin kërkuar grumbullimin e 300 milionë eurove për fazën emergjente.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës ka paralajmëruar të premten se tronditjet ekonomike në ekonominë e Kosovës do të ndjehen më tepër në tremujorin e parë dhe të dytë dhe pjesërisht edhe në tremujorin e tretë të vitit.
Sipas BQK-së, parashikimet preliminare sugjerojnë për një rënie ekonomike reale në intervalin minus 2 për qind deri në minus 4 për qind për vitin 2020.
Masat kundër përhapjes së Coronavirusit në Kosovë kanë nisur që nga 13 marsi, kur edhe ishin paraqitur rastet e para me infeksionin COVID-19. Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 140 raste të konfirmuara, një rast vdekjeje dhe 23 raste të shëruara nga Coronavirusi. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa