LAJMI I FUNDIT:

MZHE: Bizneset kanadeze interesohen për sektorin minerar

MZHE: Bizneset kanadeze interesohen për sektorin minerar

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë qëndrimit në Kanada ka prezantuar potencialet e sektorit minerar dhe sektorë të tjerë para bizneseve kanadeze.

Ky prezantim zgjoi interesim, pas të cilës u konfirmua se një delegacion biznesor nga Kanadaja do të vij në Kosovë në muajin shtator.


Po ashtu, ministri Lluka ka zhvilluar takim edhe me zëvendësministrin e Energjisë dhe Minierave të Turqisë, Mithat Cansız, nga i cili u informua që Qeveria e Turqisë ka themeluar një kompani ku për qëllim ka investimin në kompani minerare në mbarë botën. Ata shprehen interesimin për një vizitë në Kosovë për të shikuar nga afër potencialet minerare.

Vizita u përmbyll me takimin përfundimtar me bizneset e Shoqatës së Bizneseve të Diasporës Kosovare në Toronto, ku u prezantuan potencialet investuese të diasporës. /Telegrafi/