Zëvendëskryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, i cili ka theksuar interesimin e bizneseve hungareze për hapjen e fabrikave për prodhim të veglave bujqësore ku Kosova është identifikuar si vend strategjik për Hungarinë, në fushën e zhvillimit të bujqësisë.
Sipas një komunikate të Qeverisë, gjatë takimit zëvendëskryeministri Kelmendi vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira dhe shprehu nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale, në fusha të interesit të përbashkët me theks të veçantë në bujqësi, infrastrukturë dhe teknologji.
Zëvendëskryeministri Kelmendi, falënderoi Hungarinë për përkrahjen e deritashme në të gjitha proceset në Kosovë, sidomos në procesin e integrimeve evropiane.
Kelmendi tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë implementimin e ligjit për investime strategjike përmes të cilit bizneset do të trajtohen në mënyrën të drejtë, do t’u hapet perspektivë në zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre.
Nga ana e tij, ambasadori Laszlo Markusz shprehu gatishmërinë e Qeverisë Hungareze për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës edhe në të ardhmen.
Ambasadori Markusz me këtë rast theksoi edhe interesimin e bizneseve hungareze për hapjen e fabrikave për prodhim të veglave bujqësore ku Kosova është identifikuar si vend strategjik për Hungarinë, në fushën e zhvillimit të bujqësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City