Në prag të fushatës zgjedhore, përveç angazhimeve të partive politike për koalicione dhe aderime të personaliteteve të ndryshme, edhe bizneset, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, fillojnë me një lloj fushate, e cila shprehet nëpërmjet mbështetjes financiare për subjektet politike.
Kjo mbështetje, sipas tyre, mund t’u kthehet më pas bizneseve, duke i favorizuar në ofertat e tenderëve që i hapin institucionet në të dyja nivelet.
Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se gjatë viteve të fundit është vërejtur, siç thonë ata, një luks i madh i shpenzimeve elektorale.
Krahas shpenzimeve për marketing nëpër mjetet e informimit, një shumë e madhe e parave derdhet edhe për koncerte, pankarta, flamuj partiakë, uniforma e të ngjashme.
Por, përderisa shpenzimet vlerësohen shumë të mëdha, çështje më brengosëse, sipas analistëve politikë, mbetet mungesa e transparencës rreth burimeve financiare.
Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se rreth 950 mijë euro është shuma e mjeteve materiale që partitë politike, sipas ligjit, duhet të shpenzojnë për zgjedhje.
“Partitë politike nuk mund të shpenzojnë më shumë se 0.5- cent për një votues të regjistruar. Dhe, për këto zgjedhje, kufizimi është 950 mijë euro, që një subjekt politik mund të shpenzojë për fushatë zgjedhore”, thotë Krasniqi.
Këto shpenzime, thekson Krasniqi, hyjnë në kuadër të më shumë se 4 milionë eurove, që Kuvendi i Kosovës ndan për partitë parlamentare në Kosovë.
Por, sipas tij, shuma e shpenzimeve është dukshëm më e madhe, pasi partitë politike gjejnë burime tjera të financimit, posaçërisht te kompanitë private. Kjo formë e financimit asnjëherë nuk është arritur të verifikohet ose të sanksionohet.
“Edhe kompanitë private do të përfshihen në aktivitete, qoftë duke përmbyllur shpenzimet për aktivitete të caktuara që partitë politike i kryejnë në këtë periudhë; duke dhënë mjetet financiare direkt për këto parti politike ose duke dhënë edhe paga për anëtarë të partive politike për t’i mbajtur më afër vetes”, sqaron Krasniqi.
Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, pranojnë se bizneset, kryesisht ato që konsiderohen të mëdha, financojnë fushatat e partive politike.
Po ashtu, edhe punëtorët e këtyre bizneseve, shpesh detyrohen të votojnë për partitë e caktuara.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas zgjedhjeve, financimi shpaguhet me anë të tenderëve.
Sipas tij, ka raste kur kompanitë kanë financuar fushatën e subjekteve politike, por nuk ka pasur privilegje, për shkak se partia nuk i ka fituar zgjedhjet.
“Edhe në këtë fushatë, prapë bizneset do të financojnë, disa më pak e disa më shumë, edhe pse partitë politike i marrin rreth 30 mijë euro, për çdo deputet në Kuvendin e Kosovës. Ato marrin edhe mjete tjera nga institucionet për fushata, por nuk janë të mjaftueshme”.
“Këtu shihet se fushatat janë shumë agresive, janë shumë të kushtueshme dhe pjesa më e madhe e tyre vjen nga kompanitë apo personat që kanë privilegje nga institucionet e shtetit”, thekson Shahini.
Partitë politike, pothuajse në asnjë palë zgjedhje, nuk janë treguar transparente për burimet e financimit të fushatave të tyre zgjedhore, si dhe për shpenzimet e parave që ato parti i marrin nga buxheti i shtetit.
Arton Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike shpenzimet për fushatën zgjedhore i mbulojnë nga bizneset në Kosovë, duke shpresuar më pas në marrjen e tenderëve.
“Është një lloj skandali më vete, që miliona euro shpërndahen përmes procesit të tenderimit te bizneset që i kanë financuar partitë politike, sidomos partitë politike që kanë qenë në pushtet, sepse ato kanë menaxhuar me paranë publike”, thotë Demhasaj.
Sipas Ligjit për financimin e partive politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që duhet të përmbajë bilancin e gjendjes, pasqyrën e fitimit të humbjes, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë. Raporti vjetor financiar i vitit paraprak duhet të mbetet i publikuar së paku një vit në faqet e përkatëse zyrtare.
Ndryshe, në prag të fushatës parazgjedhore, partitë politike po bëjnë “ luftë” se cila më shumë të fusë në subjektin e vet afaristë të kompanive të mëdha vendore./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova