Nëpër lokale të shumta afariste, pothuajse në të gjitha qytetet, vërehen afishe se kërkojnë punëtorë. Pronarët thonë se ka mungesë të fuqisë punëtorë të profesioneve të ndryshme.
Ky berber është i detyruar të punoj i vetëm në dyqanin e tij. Ai thotë se ka punë, por nuk mund të gjej punëtorë, madje nuk ka pothuajse fare interesim nga praktikantët.
“Për punëtorë kemi shumë nevojë por punëtor nuk ka momentalisht. Ka krizë për punëtorë jo vetëm në këtë zanat, por si në butiqe, si në kafene dhe në këtë qendrën e re tregtare shumë problem kanë në gjetjen e punëtorëve sepse ata po ikin jashtë”, theksoi Bekim Bajrami, Berber
“Kërkojmë prej një kohe të gjatë punëtorë, kemi nevojë por nuk ka sepse shumë kanë dal jashtë shtetit. Paga është e ulët dhe më shumë po shkojnë jashtë. Si gjithë, për fillim 200 euro”, pohoi Afarist
Përderisa, punëtore femra kërkohen nëpër butiqe, situatë e ngjashme është edhe nëpër objektet hotelerie, bare e restorante. Pronarët ankohen se profesioni i kamarierit nuk është më në listën e të rinjve, të cilët kërkojnë punë.
“Për një vit e gjysmë kam pasur kamarier për shkurt kohë, nga një muaj por dalin jashtë me viza pune siç është trendi tash e dini. Në tre muajt e fundit nuk ka punëtorë, vështirë të gjej kamarier sepse rrogat janë të vogla sepse aq kemi mundësi t’i paguajmë”, tha Betim Imeri, Pronar i kafeterisë
“Rrogat janë diku 15 mijë denarë plus sigurimet që paguhen, por është vështirë të gjejmë sepse vjen e punon 1-2 muaj merr dy rroga e shkon, ose nuk i punohet. Është problem, unë kam pasur punëtore të rregullta përpara, me vite kanë punuar, po kanë dal kanë shkuar”, u shpreh një Afarist
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë se deficit të kuadrove të kualifikuar vërehet jo vetëm te bizneset e vogla.
“Trendi emigracionit të të rinjve është shqetësues, por tani kemi edhe fuqinë e kualifikuar punëtore. Mund të them me shumë përgjegjësi se të gjitha kompanitë pa marrë para sysh madhësitë e tyre, apo sektorin industrial që ato operojnë kanë problem më madh pasi që një pjesë solide e punëtorëve të tyre, apo kryesorët që janë në pozita ikin nga vendi dhe kjo paraqet një problem të madh”, theksoi Drilon Iseni, Drejtor Ekzekutiv i OEMVP-së
Kompanive të mesme dhe të mëdha, të cilat janë nën administrimin e kësaj Ode, çdo vit iu largohen mesatarisht nga 10 të punësuar profesionistë për arsye emigrimi. Iseni thotë se pagat në këtë komunitet të biznesit janë më të larta se mesatarja, platformë të cilën sugjeron ta ndjekin të gjitha kompanitë në vend për të parandaluar emigrimin./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë