LAJMI I FUNDIT:

Bizneset duhet të investojnë për ta trajnuar stafin

Bizneset duhet të investojnë për ta trajnuar stafin

Dita e dytë të Konventës së Prodhuesve, është diskutuar për hendekun e aftësive në sektorin e prodhimit.

Gjatë diskutimit u theksua mungesa e një dialogu në mes të sektorit publik dhe sektorit privat në adresimin e këtij hendeku, i cili është evident edhe shumë i madh.


Nga sektorin privat, në panel ishte Berat Mustafa nga kompania Flexograf, u shpreh që për prodhuesit është kosto shumë e madhe që të trajnojë stafin për nevojat e tyre dhe kërkoi ndihmë nga sektori publik dhe donatorët në përmirësim të kualitetit të punëtorëve.

Donatorët të cilët ishin në panel po ashtu treguan për problemet dhe projektet me të cilat janë munduar t’i adresojnë këto sfida dhe probleme.

Konventa e Prodhuesve është organizimi i parë i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, që synon promovimin e produkteve “Made in Kosova”. /Telegrafi/