Bizneset dhe qytetarët e Kosovës, kanë marrë nga bankat që veprojnë në Kosovë, mbi dy miliardë euro kredi. Niveli i kthimit të kredive është në nivel të kënaqshëm në krahasim me vendet e rajonit, por shuma e kredive të këqija ka arritur në mbi 100 milionë euro.
Të dhënat e BQK-së, tregojnë se kreditë në Kosovë, kanë arritur në 2.173.5 miliardë euro.
Besnik Kada zëdhënës i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ka bërë me dije se niveli i kredive joperformuese shënoi rënie të mëtejme, duke rënë në 4.5 përqind në mars 2017 nga 5.9 përqind sa ishte në mars 2016. “Janë me shkallën më të ulët në rajon ku disa vende kanë edhe shifra dyshifrore të kredive joperformuese”, ka thënë Kada për RTKlive.
Kurse kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se megjithëse që bankat që veprojnë në Kosovë, fituan 100 milionë euro në vitin e kaluar, ato nuk po i zbresin normat e kredive që do të krijonin më shumë mundësi zhvillimore.
“Ulja e nivelit të kredive joperformuese, tregon se Kosova është duke pasur një performancë të mirë në sektorin bankar. Por edhe bankat duhet që të ulin kamatat dhe jo të marrin profitet e tyre nga xhepi i varfër i qytetarit kosovar”, ka thënë ai për RTKlive.
Ndërkaq eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, ka thënë se sektori bankar është një nga instrumentet financiare shumë të rëndësishme dhe themelore në financimin e ekonomisë së vendit dhe ka një qëndrueshmëri të mirë financiare të bazuar edhe në të gjithë treguesit makroekonomik dhe makro financiar.
“Andaj, një arsyeje është se pse ka rënie te kredive jo përformuese është se kualiteti i portofolit të kredisë, i cili edhe në të kaluarën ishte i mirë dhe ka pasur indikacione përmirësuese si ka pësuar rënie nga 5.9 sa ishte në mars të vitit 2016, në 4.5 në aspektin e norma te kredive jo performuese, për këtë rënie ka ndikuar edhe niveli i rritjes se bankave në vend”, ka thënë ai për RTKlive.
Sipas tij, kësaj i kontribuon pastaj roli i politikes së Bankës Qendrore te Kosovës që po zhvillon politikat bankare. “Sektori bankar vazhdon të ketë një nivel të lartë të kapitalizmit dhe krijimit të kushteve për një qëndrueshmëri në sektorin financiar dhe ekonomik”, ka thënë ai.Çmimet po marrin shtysë edhe nga të dhënat e fundit që tregojnë një rënie më të madhe se pritshmëritë të rezervave në shtetet e bashkuara.
Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.92 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46.11 dollarëve për fuçi.
Të dy benchamrkët kryesorë vijojnë të luhaten pranë niveleve rekord minimale të prekura në fund të javës së kaluar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre