Nga vitit në vit, tregu të Kosovës po i shtohen miliona euro investime në të bërit biznes nga Shqipëria.

Potenciali i të rinjve për njohjen e gjuhëve të huaja dhe komunikimi është bërë arsye që një nga investimet të jenë qendrat e thirrjeve.

Fiorin Dervishi nga Tirana këtë biznes e nisi në Prishtinë para tre vjetësh me një ekip prej vetëm 9 personash, për t’u zhvilluar tash me një ekip prej 140 persona dhe një moshë mesatare 22-25 vjeç. Ai tregon se pengesa e vetme që e ka hasur ishte paragjykimi i kësaj industrie, si një vend pune jo dinjitoze.

Ndërsa politika fiskale e shteti që TVSH-ja të mos paguhet për investimet nën 30 mijë euro, kishte qenë një shtytje e madhe për të.

Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti 16.4 milionë euro janë investimet nga Shqipëria, duke shënuar rritje për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar prej 14 milionë euro.

Investimet janë rritur edhe në periudhën një vjeçare të 2018-së, në 23 milionë euro për dallim nga viti 2017 që ishin 2.4 milionë.

E viti i artë i investimeve ka qenë 2015-ta me plotë 40 milionë euro. /TCH/