LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin vazhdon të pësoj rënie pavarësisht rritjes së vlerës brenda 24 orëve

Bitcoin vazhdon të pësoj rënie pavarësisht rritjes së vlerës brenda 24 orëve

Bitcoin është duke pësuar rënie, pavarësisht të rritjes që ka pasur brenda 24 orëve.

Kjo kriptovalutë, për një javë është zhvlerësuar me 14 për qind, kurse brenda një dite është rritur me rreth 3 për qind.


Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Bitcoin po tregtohet me 55 mijë dollarë.

Muajin e kaluar, kjo kriptovalutë arriti një rekord të lartë mbi 61 mijë dollarë.

Vlera aktuale e kriptovalutës Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap

Aktualisht, Bitcoin përbën mbi 50 për qind të të gjithë kapitalit të tregut të kriptovalutave, ku brenda një viti është rritur me 100 për qind të vlerës.

Ditë më parë, banka Goldman Sachs njofton se do të ofrojë Bitcoinin si mjet pagese për klientët e saj.

Ky njoftim vjen pas kompanisë Visa dhe PayPal ku kanë filluar t’i pranojnë pagesat me këto kriptovaluta.

Pas këtyre, disa nga firmat kryesore, duke përfshirë BNY Mellon, BlackRock dhe MasterCard kanë pranuar kriptovalutat si mjet pagese.

Javë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë. /Telegrafi/