LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera shënuan rënie në vlerë

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera shënuan rënie në vlerë

Bitcoin bie me gati 15 për qind

Shumë kriptovaluta u “shembën” masivisht të dielën. Bitcoin, më e vjetra dhe më e njohura nga të gjitha monedhat digjitale, shënoi rënie me rreth 15 për qind. Monedha e dytë më e madhe e Internetit për sa i përket vlerës së tregut, Ethereum, ra me rreth 18 për qind në vlerë para se të ishte në gjendje të rikuperohej pak, transmeton Telegrafi.


Rënia u shkaktua nga thashethemet se Departamenti i Thesarit i SHBA-së mund të rritë veprimet kundër përdorimit të kriptovalutave për pastrim parash. Kjo u raportua nga disa uebfaqe të specializuara në lajmet në lidhje me vlerat e kriptos.

Çmimi i Bitcoin ra në platformën tregtare Bitstamp nga 60,400 dollarë në rreth 51,540 dollarë herë. Të dielën në mesditë, një Bitcoin kushtonte rreth 55,000 dollarë. Vetëm javën e kaluar, kursi kishte arritur një rekord të lartë prej gati 65,000 dollarë.

Edhe kriptomonedhat e tjera po bien ndjeshëm

Çmimi i Ehtereum ra nga rreth 2,430 dollarë në rreth 1925 dollarë të dielën dhe ishte së fundmi në 2,125 dollarë. Monedhat e tjera kripto si Litecoin ose XRP gjithashtu ranë ndjeshëm në disa raste. Vlera e tregut e të gjithë mbi 9,000 vlerave të kriptos ra nga rreth 2.2 trilionë në rreth 1.9 trilionë dollarë.

Rënia e fundit e çmimeve tregon se monedhat digjitale mbeten shumë të paqëndrueshme pavarësisht rritjes së tyre të madhe.

Në muajt e fundit, Bitcoin dhe Co. kanë përfituar shumë nga rritja e interesit nga ana e kompanive të mëdha dhe investitorëve financiarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Kalo në kategori