LAJMI I FUNDIT:

Bislimi takon përfaqësues të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve: Adresuam me prioritet në Bruksel çështjen e të pagjeturve

Bislimi takon përfaqësues të shoqatave të familjarëve të të zhdukurve: Adresuam me prioritet në Bruksel çështjen e të pagjeturve

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Shkëmbimi i sotshëm përkoi në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.

“Në këtë takim, palët u dakorduan për mbajtjen e një tryeze senzibilizuese për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, e cila përkujtohet çdo vit më 30 gusht”, njofton Zyra e Kryeministrit.


Zëvendëskryeministri i njoftoi shoqatat dhe për adresimin me “prioritet në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut të çështjes së personave të zhdukur me dhunë”, mbi angazhimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, si dhe iu ofroi mbështetjen e vazhdueshme për sensibilizim dhe avokim në lidhje me këtë çështje.

“Këshilli e falënderoi zëvendëskryeministrin për mbështetjen, e në veçanti për vizitën e realizuar në Srebrenicë me rastin e shënimit të përvjetorit të gjenocidit serb atje më 11 korrik, si dhe e njoftuan atë për sfidat me të cilat po përballen dhe angazhimin e shoqatave në këtë proces”, përfundon njoftimi i Zyrës së Kryeministrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Lajme
​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Lajme
Kalo në kategori