Ish-anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka thënë se të mërkurën në Varshavë të Polonisë, përfaqësuesja Speciale e SHBA-ve për Barazi Racore dhe Drejtësi, Desirée Cormier Smith, në Konferencën e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Kombëtare, ka ngritur edhe çështjen shqiptare në Luginë të Preshevës.
Bislimi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Smith ka potencuar se “është preokupuese për SHBA-të” fakti që në Serbi, “shqiptarëve etnikë iu merret shtetësia” përmes zbatimit të “kritereve joadekuate të vendbanimit.”
“Si rezultat direkt i angazhimit të vazhdueshëm me Komitetin për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të SHBA-ve (CSCE) për më shumë se një vit, dhe i takimit që kishim realizuar aty me delegacionin e Luginës së Preshevës në fillim të Marsit, Përfaqësuesja Speciale e SHBA-ve për Barazi Racore dhe Drejtësi, Desirée Cormier Smith, dje, në Varshavë, në Konferencën e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Kombëtare, ka ngritur edhe çështjen shqiptare në Luginë të Preshevës.
Smith ka potencuar se ‘është preokupuese për SHBA-të’ fakti që në Serbi, ‘shqiptarëve etnikë iu merret shtetësia” përmes zbatimit të ‘kritereve joadekuate të vendbanimit’ “, ka thënë Bislimi.
Bislimi u shpreh se pasivizimi i shqiptarëve në Luginë si metodë administrative e spastrimit etnik nga ana e Beogradit, tanimë është preokupim zyrtar i SHBA-ve që po ngritet edhe në forumet ndërkombëtare si OSBE-ja.
“Kjo vije edhe si rezultat i drejtpërdrejtë i letrave kongresionale e senatoriale për Luginën drejtuar Sekretarit të Shtetit, Blinken!
Jashtëzakonisht krenar me sukseset e punës sonë, pra të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe delegacionit nga Lugina”, ka shkruar ndër të tjera Bislimi në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare