LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Duhet të gjinden mjete shtesë për ndikimet financiare që dalin nga Ligji i Pagave

Bislimi: Duhet të gjinden mjete shtesë për ndikimet financiare që dalin nga Ligji i Pagave
Ministri i Financave, Besnik Bislimi | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në mbledhjen e fundit të qeverisë, ka thënë se varësisht nga vendimi Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave, duhet të gjinden mjete shtesë për ndikimet financiare që dalin nga ky ligj.

Bislimi ka thënë se rritja ekonomike, në terma real, e paraparë për këtë vit pritet të jetë 4.2 për qind.


“Si sfidë tjetër është Ligji i Pagave, ku varësisht nga vendimi Gjykatës Kushtetuese, potencialisht duhet të gjejmë mjete shtesë të ndikimeve që dalin nga ky ligj. Prandaj duke e pasur parasysh këto kufizime, planifikojmë ta kemi një rishikim të buxhetit gjatë vitit të ardhshëm në mënyrë që këto sfida të adresohen me kohë”, tha Bislimi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ai tha se të hyrat buxhetore për këtë vit pritet të janë 2 miliard e 20 milionë euro.

Qeveria e Kosovës miraton Projektbuxhetin për vitin 2020, e dërgon në Kuvend
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës miraton Projektbuxhetin për vitin 2020, e dërgon në Kuvend

“Një rritje ekonomike e pritur për vitin 2020 në masën prej 4.2 për qind në terma real apo mbi 5 për qind në terma nominal. Mendoj se edhe buxheti për vitin 2020 ndikon në rritjen ekonomike gjë që presim gjatë muajve të ardhshëm. Të hyrat buxhetore për vitin 2020 pritet të janë 2 miliardë e 20 milionë euro që në krahasim me vitin 2019 del se ka një rritje prej 131 milionë euro në total, nga të hyrat tatimore”, shtoi ai.

Po ashtu, në këtë mbledhje të qeverisë është miratuar Projektbuxheti i vitit 2020 dhe është proceduar në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin për Paga deri më 30 mars
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin për Paga deri më 30 mars

Gjykata Kushtetuese në fund të vitit të kaluar ka pezulluar deri më 30 mars të vitit 2020 zbatimin e Ligjit për Paga. /Telegrafi/