LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Deri më tani kemi pranuar mbi 30 mijë aplikime nga bizneset dhe familjet për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale

Bislimi: Deri më tani kemi pranuar mbi 30 mijë aplikime nga bizneset dhe familjet për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi njofton se deri më sot janë pranuar mbi 15 mijë aplikime nga ana e bizneseve dhe mbi 15 mijë të tjera nga ana e familjeve që janë pa të ardhura alternative për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale.

Bislimi në një shkrim në Facebook, thotë se deri më tani për kompensim të pagës janë paraqitur mbi 62 mijë punëtorë, kurse punëtorë të rijnë janë mbi 4 mijë, përcjell Telegrafi.

Ai tregon se janë larguar 671 punëtorë, kurse kompensim do të marrin mbi 2,700 punëtorë që punojnë në markete dhe furra. Kurse, për kompensimin e gjysmës së qerasë kanë aplikuar rreth 3,800 qiramarrës.

Për sa i përket, kërkesës për pagesë shtesë prej 300 euro janë 23 mijë zyrtarë nga sektori i shëndetësisë, sigurisë dhe inspektimeve.

Njoftimi i plotë i Bislimit

Të nderuar qytetarë të Republikës:

Më lejoni që të ndaj me ju informatat lidhur me progresin e deritanishëm me aplikimet për masat e pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës, më specifikisht për aplikimet që përfshijnë kompensimin e punëtorëve (masa 1.3), punëmarrësit e rijnë (masa 1.14), punëmarrësit e e sektorit privat të ekspozuar (masa 1.7), punëmarrësit e larguar nga puna (masa 1.8); kompenzimin e qerasë (masa 1.3), pagesa shtesë për ekspozim në sektorin e shëndetësisë, sigurisë dhe inspektimi (masa 1.6) si dhe për mbështetje për familjet pa asnjë të ardhur alternative (masa 1.15).

Deri më sot në ora 11, që do të thotë për 11 ditë kemi pranuar mbi 15.000 aplikime nga ana e bizneseve dhe mbi 15.000 nga ana e familjeve pa të ardhura alternative.

Më saktësisht, nisur nga aplikimet e deritanishme kemi kërkesa për:

1. Kompensim të pagës në masën e 170 euro për gjithsej 62.550 punëtorë,

2. Kompensim të pagës për punëtorë të rijnë për gjithsej 4.092 punëtorë të regjistruar për herë të parë.

3. Kompensim për punëtorët e larguar nga puna për gjithsej 671 punëtorë

4. Kompensim për shtesën prej 100 euro për shitësit në markete, furra e barnatore për gjithsej 2.781 punëtorë

5. Kompensim për gjysmën e shumës së qerasë për gjithsej 3.779 qiramarrës.

6. Kemi pranuar 15,322 kërkesa për mbështetje familjare për ato amvisëri që momentalisht nuk kanë asnjë të ardhur as nga sektori publik e as ai privat (10.122 aplikime online dhe 5,200 aplikime fizike). Ne këtë masë ka pasur keqkuptime dhe me gjasë ka edhe shumë aplikime të gabueshme.

7. Kemi pranuar deri më tani kërkesa për pagesën e shtesës prej 300 euro nga masa 1.6 për diku 23,000 zyrtarë nga sektori i shëndetësisë, sigurisë dhe inspektimeve.

Nga këto informata dalin dy mesazhe shumë të fuqishme:

a. Si komuniteti i biznesit ashtu edhe qytetarët kanë besim maksimal në pakon emergjente dhe rrjedhimisht aplikimi është shumë intensiv, dhe

b. Numri i vendeve të reja të punës të formalizuara është gjashtëfish më i madh se sa numri i punëtorëve të raportuar si të larguar nga vendi i punës, që dëshmon nivel të lartë të përgjegjësisë morale nga vetë komuniteti i biznesit. Ruajtja e kontingjentit të fuqisë punëtore është ndihmesa më e madhe që i bëhet ekonomisë në këtë periudhë të pazakontë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Më shumë vitamina, të rritura bio dhe të paketuara – kjo është veza REA-s, veza që dallohet për cilësinë, sigurinë dhe benefitet shëndetësore

Më shumë vitamina, të rritura bio dhe të paketuara – kjo është veza REA-s, veza që dallohet për cilësinë, sigurinë dhe benefitet shëndetësore

Kosmonte Foods
FASAL ofron çmime promocionale në dyer dhe dritare PVC

FASAL ofron çmime promocionale në dyer dhe dritare PVC

Fasal
Polymath Services dhe AWS: Bashkëpunimi që po ndikon të ardhmen e teknologjisë Cloud në Kosovë

Polymath Services dhe AWS: Bashkëpunimi që po ndikon të ardhmen e teknologjisë Cloud në Kosovë

Polymaths
UBT më i miri në rajon sipas rangimeve WURI 2024

UBT më i miri në rajon sipas rangimeve WURI 2024

UBT
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kalo në kategori