LAJMI I FUNDIT:

“Bisha” unike, Lamborghini Aventador LP 780-4 Ultimae me vetëm 156 kilometra do të dalë në ankand në Las Vegas

“Bisha” unike, Lamborghini Aventador LP 780-4 Ultimae me vetëm 156 kilometra do të dalë në ankand në Las Vegas

Një prej modele “ikonë” të Lamborghini, Aventador LP 780-4 Ultimae për vitin e kaluar, është duke dalë në ankand nga Mecum Auctions në Las Vegas, që do të mbahet nga 9 deri më 11 nëntor.

Lamborghini prezantoi Ultimae si përshëndetjen e fundit të super veturës më të shitur me motor 12, transmeton Telegrafi.


I prodhuar në vetëm 350 njësi kupe dhe 250 Roadster, ky fakt e bën më të rrallë sesa Aventador SVJ, që fokusohet më shumë në pistë nga 600 sosh të prodhuar, dhe asnjë prej tyre nuk duket si ky.

Pjesa e jashtë e Aventador Ultimae është e lyer me një nuancë të gjelbër (mat), që përshtatet mirë me eksterierin e veturës dhe dizajnin.

Mecum Auction ka theksuar se kjo veturë ka vetëm 156 kilometra të kaluara, që kur ka dalë nga shiriti prodhues i fabrikës.

Çmimi për Aventador Ultimae fillon me 500 mijë dollarë në SHBA, por nëse kërkoni në internet do të shihni se disa njësi me pak kilometra të kaluar shiten deri në 800 mijë dollarë. /Telegrafi/