“Bisha” e Obamës: 10 fakte që nuk i dini për veturën më të blinduar në histori (Foto)

Limuzina presidenciale e presidentit amerikan Barak Obama, është fjala e fundit e teknologjisë. Është e aq e sigurtë sa i reziston çdo lloj eksplozivi të fuqishëm. Është makina presidenciale më e blinduara në histori.
E ndërtuar në fshehtësi të madhe nga General Motors, ajo është një përzierje mes një limuzine dhe një kamioni të stërmadh dhe është e mbuluar me përmbajtje të hekurt.
Është shumë e madhe, e rëndë dhe e fuqishme sa është quajtur “bisha” nga shërbimet e sigurisë presidenciale, pasioni i të cilëve për nofkat është i njohur. Emri në kod i tyre për të identifikuar Obamën është Renegade, ndërsa gruaja Mishela është Renaissance (rilindja).
Blindimi i rëndë e bën makinën e Obamës të paprekshme nga predhat anti-tank, ndërsa gomat janë një model special i “run flat” që nuk mund të shpohen kurrë. Dritaret janë më të vogla se normalet për ta bërë makinën akoma më të vështirë për t’u sulmuar. Mes pajisjeve të shumta që ka bord janë edhe një arsenal i vërtetë armësh të lehta për t’u përdorur nga shërbimet e sigurisë, ka edhe disa çanta gjaku të Presidentit.
Ka një sistem ventilimi që përjashton çdo agjent të jashtëm. Me anë të një cilindri oksigjeni në bagazh, krijohet një mikroklimë e aftë të shmangë sulmet me, gaz helmues. Mund të hapet vetëm një dritare. Ajo e shoferit, por vetëm pak centimetra.
Njëlloj si avioni presidencial “Air Force One”, “Bisha” është vazhdimisht në lidhje me një furgon të posaçëm që e ndjek nga pas dhe që ia dërgon sinjalet një sateliti ushtarak. Në pjesën e pasme të rehatshme, është pothuajse si një zyrë për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ka gjithmonë një celular që ka një linjë të sigurt dhe gjithmonë i lidhur me qendrat operative të Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit.
Struktura e saj e plotë është sekret, ashtu si e çdo presidenti amerikan.
“Cadillac-u” i Xhorxh Bush
Nëse makina e Barak Obamës është me shumë mundësi makina më e sigurtë e ndërtuar ndonjëherë, edhe ajo e paraardhësit Xhorxh Bush nuk ishte më pak. Formula e prodhimit jashtë serie të makinës “Cadillac de Ville Limousine” e Bushit, ashtu si të gjitha makinat e presidentëve amerikanë është mbrojtur nga sekreti shtetëror. Kjo makine kishte një sistem të sofistikuar për udhëtime netëve që i lejonte shoferit të ecte me gjithë shpejtësinë e mundur me drita të fikura. Qendra e gravitetit të saj është e aq e ulët sa është e pamundur të bëjë salto. Gomat dhe motori ishin të bëra me porosi dhe janë në gradë t’i rezistojnë gjithçkaje. Një sistem eficent filtrimi e bënte të paprekur nga sulme të mundshme me gaz apo me agjentë kimikë.
E rëndë mbi 4 tonelata mund të përdorej për të zhbllokuar çdo lloj pengese të mundshme. Kishte aq elektronikë brenda sa i lejonte presidentit të kontrollonte nga brenda saj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe mbushjet bërthamore.
Makina e presidentëve amerikane nuk udhëton kurrë vetëm, por e shoqëruar me një eskortë prej 35 njësish.
Nga viti 1972 të gjitha makinat presidenciale shkatërrohen në fund të mandatit të secilit president.
10 fakte surprizuese për “Bishën” e Barack Obama-s




































































