Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Bisreko, ka thënë se retorika e presidentit të Serbisë duket se po bëhet gjithnjë e më radikale me afrimin e afatit për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Brukselit.
Ajo ka komentuar paraqitjet publike të djeshme dhe të sotme të Aleksandar Vuçiqit, ku dominuan dhe ranë në sy më shumë se më parë ofendimet e drejtuara ndaj Bashkimit Evropian, QUINT-it dhe bashkësisë ndërkombëtar në përgjithësi.
Vuçiq mori si shkas që t’i thërriste të gjithë bashkë – gënjeshtarë – faktin se nuk është formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si dhe pritja që pas zgjedhjeve në veri të Kosovës, në të cilat serbët nuk marrin pjesë, qeveria e Kosovës, në kuptimin e pushtetit, do t’i “marrë” ato komuna dhe në këtë mënyrë gjen argumente për panevojshmërinë e formimit të Asociacionit.
“Është e qartë se Vuçiq është nën presion gjithnjë e më të madh nga BE-ja dhe SHBA-ja, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Të gjithë ata që vijnë në Beograd e theksojnë si prioritet”, shpjegon për “Danas” Biserko, sjelljen e presidentit të Serbisë.
Fakti që Vuçiq pengoi pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në veri të Kosovës, sipas Biserkos, tregon se ata ende janë një levë e rëndësishme për provokimin dhe destabilizimin e Kosovës.
“Në të njëjtën kohë, gjithmonë theksohet se Asociacioni është një prioritet që kërkon pjesëmarrjen e serbëve, jo vetëm në zgjedhje, por edhe në institucione”, vlerëson ajo.
Biserko thotë se duhet pasur parasysh se Rusia është kryesuese e Këshillit të Sigurimit dhe se çështja e Kosovës do të shqyrtohet më 27 prill, si dhe se Rusia dëshiron me çdo kusht të marrë pjesë në zgjidhjen e nyjës së Kosovës edhe pse ka humbur kredibilitetin ndërkombëtar.
“Siç qëndrojnë gjërat, Vuçiq ende nuk ka vendosur se cilën anë do ta mbajë. Po kalkulohet shumë edhe me atë se si Rusia do ta përfundojë luftën në Ukrainë dhe nëse do të marrë pjesën që pushtoi. Kjo u jep shpresë strategëve serbë se Serbia do të jetë në gjendje të realizojë projektin e saj ‘Bota Serbe’. Kjo, natyrisht, përfshinë edhe idenë e ndarjes së Kosovës”, thotë Biserko, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, shton ajo, si SHBA ashtu edhe BE janë padyshim kundër çdo ndryshimi kufijsh.
“Ambasadori amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murphy, në një intervistë për N1 të Sarajevës dje, ka përsëritur shprehimisht disa herë se SHBA-ja është për një Bosnje e Hercegovinë të plotë dhe sovrane. Dodik gjithashtu po radikalizon edhe retorikën e tij tashmë ofenduese dhe të egër, e cila është pasojë e shtrëngimit të unazës rreth tij. Mali i Zi në këtë moment po kalon një periudhë shumë të trazuar, sepse elita e Beogradit ka komplotuar për të zhvlerësuar pavarësinë, sovranitetin dhe identitetin malazez. Nuk jam e sigurt se Perëndimi po e merr parasysh sa duhet këtë”, potencon Biserko.
Ajo kujton se Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 2 maj në Bruksel.
“Pala kosovare është e obliguar që në takimin e 2 majit në Bruksel, siç thotë Escobar, të dalë me një ‘draft të realizueshëm’ [të Asociacionit]. Dhe Perëndimi është i vetëdijshëm se Asociacioni, për të cilën insiston Beogradi, është një opsion i papranueshëm. Beogradi nuk ka shumë zgjedhje, sepse varet në çdo mënyrë nga Perëndimi. Mbështetja te Rusia dhe Kina do të thoshte rrënim dhe shembje të mëtejshme të këtij vendi. Edhe pse shpirti i tij është në Rusi, nuk jam i sigurt se Vuçiq është aq racional sa të kuptojë se Serbia është Evropë. Do të jetë merita e tij historike nëse zgjedh BE-në, por do të jetë edhe përgjegjësia e tij e madhe nëse e lë Serbinë në errësirë”, thotë Biserko.
Ajo potencon se “në vend se të ballafaqohet me një përcaktimi të tillë dhe në emër të kësaj të dekontaminojë hapësirën publike dhe mediatike nga rusofilia dhe gënjeshtrat dhe mitet e ndryshme, Vuçiq vazhdon të manipulojë opinionin publik dhe të terrorizojë çdo opinion kritik dhe racional”.
“Prandaj retorika e tij merr përmasa kaq të frikshme”, shpjegon ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës