LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet teknike apo politike?

Kohëve të fundit në vendin tonë janë shpeshtuar vizitat e zyrtarëve të lartë ndërkombëtar. Brenda dy jave kanë vizituar Kosovën, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politike të jashtme dhe siguri Katherin Ashton, Zv. ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë, Stjuart Xhons, si dhe Shefi i diplomacisë franceze Bernard Kushner. Ministri i jashtëm i Francës jepi mesazh shumë të qartë për liderët institucional, ku ndër të tjera tha se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk është kusht, por domosdoshmëri.

Më këto vizita dhe deklarime të tilla mund të kuptojmë se tanimë kemi hyrë në një fazë të re të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bisedime të cilat nuk do të jenë për çështje teknike ashtu sikurse proklamojnë krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, por do të negociohet për çështje tipike politike.


Për këto bisedime është duke u shumë përfolur në mediet vendore, por edhe ato ndërkombëtare. Lidhur më këto negociata , gazeta e përditshme serbe “ Danas” shkruan se në kryeqytetin amerikan, në Uashington është duke u folur për mundësin e një konference në formën e Dejtonit, në të cilën do të trajtohej edhe opsioni i ndarjes së Kosovës.

Sipas medieve të shkruara opsioni i ndarjes së Kosovës bazohet në këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, duke ruajtur në të njëjtën kohë statusin e zonave eksterritoriale në Kosovë.

Udhëheqësit e Institucioneve të Republikës së Kosovës, duke filluar që nga Presidenti i cili përfaqëson unitetin e popullit, Kryeministri dhe Kryeparlamentari, duhet që të unifikojnë klasën politike në vend, në mënyrë që të bashkuar ta kundërshtojnë fuqishëm opsionin e ndarjes së Kosovës, si dhe këtë çështje ta diskutojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse ky i fundit është organi më i lartë i vendit. Deputetet e Parlamentit janë përfaqësues legjitim të popullit dhe duhet të sillen si të tillë, e jo vetëm të kënaqen me privilegje e gjëra të tilla.

Parlamentaret sikurse që kanë pasur privilegje dhe kënaqësi të nënshkruajnë pavarësinë e Kosovës, ashtu edhe mund të rëndon barra kryesore mbi ta për ndarjen e Kosovës.

Prandaj jo vetëm që duhet të këtë unitet të klasës politike në Kosove kundër ndarjes së vendit, por duhet që të unifikohet qëndrimi i të gjithë shqiptareve si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi, që t’i ndalojmë copëtimet e mëtejshme në kurriz të kombit shqiptar.

Kosova në emër të pavarësisë së plotë pranoj si kompromis paketën e Ahtisaarit (pavarësinë e mbikëqyrur), më të gjitha ato gjërat e këqija brenda saj, në mënyrë që kjo çështje përfundimisht të mbyllej, mirëpo të kërkohet prapë nga vendi ynë që të bëjë koncesione në favor të Serbisë, kjo është e tmerrshme.

Baza juridike kundër copëtimit të Kosovës duhet të mbështetët në vullnetin e popullit, në deklaratën e shpalljes së pavarësisë, në parimet e Grupit të Kontaktit, si dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ithtarët dhe mbështetësit e ndarjes së Kosovës duhet të kenë parasysh që të mos luajnë më zjarrin, të mos rihapin plagë të reja dhe të mos nxisin gjakderdhje.

Një ndarje e Kosovës është shumë e rrezikshme dhe do të thotë një luftë e re në Kosovë, një luftë e re në Evropën Juglindore, një luftë e re në rajon dhe një ndarje e tillë do të hapte rishikim të kufjeve dhe ndërrimin e kufijve që janë me pasoja të mëdha për tërë rajonin në këtë fazë.

Ky ndërrim i kufijve do të thotë edhe fazë për krijimin e Shqipërisë Natyrale, për të cilën dhe duhet të shtrohet në tavolinat e bashkësisë ndërkombëtare.

Pra nëse deri më tani kemi thëne se pakoja e Ahtisaarit (decentralizimi, eksterritorialiteti, shumica e votës së dyfishtë) ishte çmimi i pavarësisë, atëherë ndarja e Kosovës është e barabartë më bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Nëse ndahet vendi ynë do të kemi një rrugë dhe të vetme, do të rimarrim, do të mbledhim copat e trungut shqiptar që ta bëjmë si një trupë të vetëm dhe të funksionojë si një shtet i vetëm Shqiptar që është ndarë padrejtësisht, edhe pse ndoshta do të humbim ndonjë pjesë, por do të marrim tërë pjesët e tjera.

Me bashkimin kombëtar nuk duhet të nënkuptojmë vetëm bashkimin në një shtet të vetëm territorial (vetëm për territore), por duhet kuptuar edhe si bashkim shpirtëror dhe bashkim i vullnetit të popullit.

(Autori është student i Fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-master dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike të UP-së. Kontakti: kushtrimi86@hotmail.com)

Në trend

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori