Inteligjenca ushtarake ukrainase ka publikuar një audio-incizim, duke pretenduar se shfaq bisedën e përgjuar të një ushtari rus.
Ai në këtë bisedë telefonike i përshkruan mikut të gjitha që i ka dëgjuar, për planet e pretenduara të Kievit për një operacion të madh në tentim për ta rikthyer nën kontroll Krimenë, transmeton Telegrafi.
Ushtari rus flet se si ka dëgjuar që Kievi do të dërgojë 150 mijë ushtarë me tanke në drejtim të gadishullit. Krimea aktualisht është nën kontrollin rus që nga aneksimi që kishte ndodhur në vitin 2014.
E që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, gadishulli i Krimesë ka qenë cak i sulmeve të shpeshta, kurse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ripërsëritur se do të çlirojë plotësisht vendin.
“Kam dëgjuar që këta po përgatisin sërish diçka. Tre divizione me mbi 100 mijë ushtarë. Po vijnë nga qendrat stërvitore. Kanë tanke dhe gjithçka tjetër që kanë përgatitur. Ata duan ta rimarrin Krimenë”, thotë ushtari rus në bisedën telefonike.
Ai më pas ka vlerësuar – duke theksuar se ukrainasit do të dërgojnë deri në 150 mijë ushtarë.
“Po bëhen gati tre divizione. Dy të parat do të kryejnë veprime ofensive, e kurse e treta do të pastrojë terrenin”, shtoi ai, raporton Kyiv Post.
Ndërkaq miku i tij është munduar ta ngushëllojë duke i thënë se Moska ka rezerva, por duket se ushtari rus nuk ishte edhe aq optimist.
“Po, kemi pak rezerva. Duket se personeli po trajnohet në Chebarkulu”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës