LAJMI I FUNDIT:

Biondina e këndshme e Hollywoodit ka veshur xhinse “Chanel” dhe i ka befasuar të gjithë

Biondina e këndshme e Hollywoodit ka veshur xhinse “Chanel” dhe i ka befasuar të gjithë

Aktorja e bukur ka zhgënjyer shumicën kur ka shëtitur e veshur me modelin e çuditshëm të xhinseve

Margot Robbie, aktore, e cila është bërë e famshme me filmin “Ujku nga Wall Street”, ka befasuar adhuruesit me veshjen e fundit, transmeton Telegrafi.


Është fotografuar nëpër rrugët e New Yorkut duke bartur xhinse të gjera të cilat janë kreacion i shtëpisë së modës “Chanel”.

Mbase fjala është për modën e lartë kurrë të kuptueshme, mirëpo në sytë e vëzhguesit të zakonshëm ka qenë zhgënjim i vërtetë.

Pra, Margot është ambasadore e kësaj shtëpie franceze të modës dhe ka qenë njëra ndër muzat e drejtorit kreativ të Chanelit, Karl Lagerfeld, i cili ka vdekur kohë më parë.

/Telegrafi/