LAJMI I FUNDIT:

Binden nga një mashtrues, shkatërrojnë iPhone 7 duke i shpuar me turjelë (Video)

Binden nga një mashtrues, shkatërrojnë iPhone 7 duke i shpuar me turjelë (Video)

Në YouTube është postuar një video e paautorizuar, ku tregohet se si mund të hapet vrima në iPhone 7 për t’i bërë vendin kabllos për dëgjuese.

Duke marrë parasysh se pajisja e fundit nga Apple, nuk e ka këtë mundësi dikush është mahitur se kinse ky problem mund të zgjidhet me turjelë, transmeton Telegrafi.


Në telefonin e mençur ai e ka vënë në mengene dhe më pas e ka shpuar vrimën 3.5 milimetra, aq sa nevojitet për kyçje.

Por, dikush është bindur dhe e ka provuar të njëjtën gjë, duke e dëmtuar rëndë telefonin që kushton afro 800 euro.

“Sapo e shkatërrova telefonin që e bleva para pak ditësh, ky është gabimi më i madh që e kam bërë në jetë”, është një nga komentet rreth këtij veprimi. /Telegrafi/