Billie Eilish surprizon me pamjen e re gjatë një ekskursioni me kalë

Billie Eilish është shfaqur me një pamje më ndryshe këtë fundjavë, duke lënë pas stilin e saj karakteristik të gjerë, teksa shijonte një ditë qetësie në Los Angeles pas festës së Falënderimeve me familjen.
Këngëtarja 23-vjeçare zgjodhi një kostum sportiv të ngushtë tërësisht të zi, me pantallona dhe çizme, ndërsa flokët e saj të gjatë e të errët i mbajti të lidhura në bisht.
Ajo dukej e relaksuar dhe e fokusuar në aktivitetin e qetë, pavarësisht debatit të fundit publik me miliarderin Elon Musk, shkruan DailyMail.

Billie e kritikoi Musk-un për grumbullimin e pasurisë së tij, duke e quajtur “frikacak patetik” dhe nxiti të tjerët e pasur të bëjnë dhurime për organizata bamirëse.
Këngëtarja planifikon të dhurojë 11.5 milionë dollarë (afërsisht 10.7 milionë euro) nga turneu i saj “Hit Me Hard and Soft” për të ndihmuar të tjerët, ndërsa i bëri thirrje njerëzve të tjerë të pasur të ndjekin shembullin e saj.
Dalja e saj me pamjen e re vjen pas një periudhe të tensionuar, duke treguar një anë më të qetë dhe të përkushtuar të yllit të popit, i cili nuk nguron të mbështesë kauza sociale ndërkohë që shijon momente personale relaksi. /Telegrafi/





























































