LAJMI I FUNDIT:

Billie Eilish shfaq strukturën e saj natyrale të lëkurës

Billie Eilish shfaq strukturën e saj natyrale të lëkurës

Billie Eilish nuk ka qenë kurrë një person që shmanget nga shfaqja e vetvetes së saj më reale – nga ndarja e katastrofave të flokëve të saj me botën, tek shfaqja e dhimbjes së vërtetë pas thonjve të saj akrilikë (për të mos përmendur zbulimin e thonjve të vërtetë).

Pas lansimit të klipit të ri “Therefore I Am” (i cili përmban kundërpërgjigje mjaft të fuqishme për personat që përqeshin trupin e dikujt tjetër), Billie shkoi në TikTok për të ndarë njohuri të mëtejshme (gazmore) mbi personin real pas asaj muzike dhe deklaratave publike.


Në videon e saj në TikTok, Eilish shihet me lot të qeshurash në fytyrën e saj, duke thënë: “A ju kujtohet kur isha 15 vjeç dhe vendosa bishtin e tërë të kitarës në gojën time? A të shohim nëse mund ta bëj përsëri? Unë dyshoj shumë por do të provoj”.

@billieeilish

♬ original sound – BILLIE EILISH

Ajo pastaj vazhdon të fusë të gjithë bishtin e kitarës në gojën e saj dhe të qeshë me të lot.

Por, fansat me sy të shqiponjës gjithashtu vunë re se struktura natyrale e lëkurës së Billie ishte shfaqur, pasi ajo kishte larguar filtrat dhe dritat e errëta që ajo përdor shpesh në postimet në Instagramin e saj.

Ndërsa është plotësisht në varësi të Billie nëse ajo zgjedh filtra në videot e saj, struktura natyrale e lëkurës së saj është e mahnitshme. /Telegrafi/